COVID-19 UPDATED INFORMATION IN ALBANIA AND WESTERN BALKANS

Bashkëpunimi ETG dhe Albatros SA: Këshillimi i hotelierëve

këshillimi i hotelierëve

Bashkëpunimi ETG dhe Albatros SA: Këshillimi i hotelierëve

Projekt midis Albatros SA, Elite Travel Group & Elite Academy

Një nga fokuset e kompanisë sonë është këshillimi i hotelierëve, restoranteve dhe ofruesve të aktiviteteve. Për këtë arsye, ne kemi krijuar Elite Coaching dhe Elite Hospitality, dy nën-marka që synojnë të “trajnojnë trajnerët”. Për këtë projekt të ri, ne jemi bashkuar me Albatros SA dhe kemi punuar së bashku për të trajnuar hotelierë, restorante dhe ofrues aktivitetesh nga Shqipëria dhe Kosova. Ky projekt synon t’i ndihmojë ata të përmirësojnë standardet e tyre në mënyrë që ata të jenë në përputhje me shërbimet e kompanisë.

Procesi i Trajnimit

Ky projekt filloi në Janar, 2019. Në fillim kompania zhvilloi vizita kërkimore dhe intervista nëpër hotele. Më vonë, u zhvillua një proces përzgjedhjeje për 45 hotelierë në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Më tej, ne vazhduam procesin e trajnimit dhe digjitalizimit për secilin prej tyre.

Së pari, procesi u përqendrua në sektorin e menaxhimit. Gjatë trajnimit, u diskutuan tema të tilla si procedurat e menaxhimit të hoteleve, rekrutimi i stafit dhe politika e menaxhimit të burimeve njerëzore, përdorimi i sistemit të menaxhimit të pronave (PMS), dhe menaxhimi i ankesave. Një pjesë tjetër e rëndësishme e këtij hapi ishte informimi mbi tregun e burimeve kulturore që do të rezultojë në një kuptim më të mirë të klientëve nga vende dhe kultura të ndryshme që vijnë në këto hotele.

Së dyti, një pjesë tjetër e rëndësishme është trajnimi mbi shëndetin dhe sigurinë. Kjo pjesë përqendrohet kryesisht në procedurat e higjenës dhe rëndësinë e një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë (SMS).

Së treti, vëmendje të veçantë merr shërbimi i klientit dhe trajnimi i stafit të shitjeve, duke përfshirë rezervimet dhe recepsionin. Kjo do të rezultojë në më shumë klientë të kënaqur, gjë që është thelbësore për çdo ofrues shërbimesh.

Së fundmi, ne gjithashtu diskutuam opsionet e marketingut dhe u përqendruam kryesisht në marketingun digjital. Propozimet ishin shkrimi i content dhe prodhimi multimedias për të prekur sa më shumë klientë si në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Rezultatet e Projektit

Këshillimi i hotelierëve, restoranteve dhe ofruesve të aktiviteteve pati një rezultat mjaft të kënaqshëm. Trajnimi është kryer për të 45 hotelierët në rajon. Projekti rezultoi në një rritje prej 550%. Ne jemi të bindur se këto trajnime do të përmirësojnë hotelierët, restorantet dhe ofruesit e aktiviteteve në rajon.

Na ndiqni për përditësime mbi projekte të reja!